Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

“U thirr me URGJENCË në Paris”, avokati i njohur “zbulon” prapaskenat: Çfarë ka ndodhur? Jam i bindur që Makron…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u nis sot drejt Parisit, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, në një vizitë të befasishme ku u tha se do të flitet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Mirëpo avokati i njohur Spartak Ngjela ka një tjetër teori. Ai thotë se Rama është thirrur me urgjencë në Paris, pas reagimit që bëri ndaj provokimit të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit postoi foton e hartës së Kosovës me flamurin serb në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

Shkrimi i plotë i Ngjelës:

Rama është thirrur urgjent në Paris, për t’u takuar me presidentin francez Makron.

Nuk iu bën përshtypje që pse këtë kryeministrin tonë e thërresin urgjent në Paris sikur ta kenë vartës?

Çfarë ka ndodhur?

Jam i bindur se është shqetësuar serbi Vuçiç për përgjigjen që i dha Rama në lidhje me hartën e Kosovës.

Po çfarë ka Makron që na qënka mërzitur me Ramën?

Pse, nuk e dini ju që Serbia është një pseudo shtet i krijuar nga Rusia dhe Franca në territoret e Shqipërisë?

E pra, kuptohet që, siç duket, edhe Rama në këto livadhe antishqiptare paska kullotur. Prandaj e ka thirrur presidenti francez: që të qetësohet Vuçiç. Se edhe politika amerikane është hedhur me forcë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Po Rama?

Të shohim, do të ketë guxim Rama t’i dalë kundër antishqiptarit francez dhe të jetë në favor të shqiptarisë që po forcohet nëpërmjet politikës amerikane?

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img