Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

U tha se vrau pesë persona me shigjeta, ZBARDHET ngjarja, si policia akuzoi padrejtësisht 37-vjeçarin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

 “Reiner Winklarson vret pesë persona  dhe plagos tre të tjerë me shigjeta”, ky ishte një ndër titujt i cili ka bërë xhirron në rrjet gjatë ditëve të fundit.

Mirëpo, pas shumë hetimeve të kryera nga autoritetet përkatëse Winklarson nuk është autorit i masakrës në Norvegji.

Sipas mediave të huaja hetuesit disa ditë pas ngjarjes kanë thënë se fotot e publikuara me hark në dorë nuk janë të 37-vjeçarit.

Deklaratat fillestare nga policia norvegjeze raportuan se i dyshuari kryesor ishte një danez 37-vjeçar i cili ishte konvertuar në Islam dhe prirjet radikale të të cilit e kishin sjellë në vëmendje të policisë.

Më herët në një deklaratë për mediat shefi i policisë Ole Bredrup Saeverud  bëri me dije se i dyshuari ishte arrestuar, teksa shtoi se hetimet do të vijonin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mirëpo, nga hetimet e kryera 37-vjeçari rezultoi i pafajshëm dhe është liruar nga qelia.

Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë ndodhi më 13 tetor ku një person qëlloi për vdekje pesë persona dhe la të plagosur tre të tjerë me hark me shigjeta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img