Hapësire reklamuese

Rajoni

U tha se u rrëmbye se bashku me djalin në Gjermani, gjendet nëna shqiptare dhe i biri, gruaja telefonoi policinë dhe…

Shkruar nga Newsbomb
U tha se u rrëmbye se bashku me djalin në Gjermani, gjendet nëna

Është gjetur 34-vjeçarja dhe djali i saj 3-vjeçar, që rreth 5 ditë më parë u raportua se ishte rrëmbyer nga një makinë në Gjermani.

Mediat kosovare bëjnë me dije se nëna dhe djali janë gjetur në Kosovë. Ka qenë vetë 34-vjeçarja që ka telefonuar policinë duke thënë se ishte në Kosovë dhe se po qëndronte vullnetarisht tek një i afërmi i saj.

Edhe pse policia ka marrë një telefonatë nga vetë gruaja, ata sërish po hetojnë pasi nuk dihet saktësisht vendodhja e saj.

Kujtojmë që pak ditë më parë u raportua se Nasibe K. 34 vjeç dhe djali i saj, Ben 3-vjeç, u rrëmbyen nga një “audi” i bardhë.

Fillimisht kishte dyshime se ajo dhe djali i saj janë rrëmbyer nga ish bashkëshorti i 34-vjeçares. Ka qenë një kalimtar që pa ngjarjen dhe më pas telefonoi policinë. Ish burri i Nasibes është një person i dhunshëm.

Sakaq, policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll