Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

U tha se s’po i ndalonte lemza, por presidenti i Brazilit shkoi me urgjencë në spital nga goditja me thikë në bark

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shëndeti i Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro është përmirësuar ndjeshëm, por për udhëheqësin e krahut të djathtë, i cili u shtrua në spital këtë javë pas ndërlikimeve nga një goditje me thikë në 2018, nuk ka një afat kohor për të lënë spitalin, thanë të enjten mjekët e tij.

Presidenti fluturoi nga kryeqyteti Brasilia për në Sao Paulo të Mërkurën për t’iu nënshtruar testeve dhe një operacioni të mundshëm emergjent, për të zhbllokuar një zorrë të bllokuar pas disa ditësh lëmshi.

Bolsonaro, një ish-kapiten i ushtrisë, është shtruar në spital disa herë në prag të fushatës elektorale, nga goditja gati-fatale me thikë, e cila i shpoi zorrën. Ai gjithashtu u prek nga COVID-19 vitin e kaluar.

Më shumë

spot_img
spot_img