Hapësire reklamuese

Politikë

U tha se pushuan në ishullin luksoz, Monika Kryemadhi shuan zërat: Mos e ngatërroni liqenin e Janinës me Skiathosin

Shkruar nga Newsbomb
U tha se pushuan në ishullin luksoz, Monika Kryemadhi shuan zërat: Mos

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka publikuar këtë të martë një tjetër foto krah Ilir Metës nga pushimet e tyre,  duke i dhënë fund kështu njëherë e mirë aludimeve se çifti po pushonin në një nga resortet luksoze të Greqisë, në ishullin Skiathos.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Kryemadhi ka zbuluar se së bashku me Metën kanë shkuar ne liqenin e mrekullueshëm të Janinës ku nata kushton vetëm 118 euro. Përmes kësaj fotoje deputetja ka përshëndetur të gjithë ata që kanë ngatërruar qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit.

“Për të gjithë ata që ngatërrojnë  qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit. Janina është shumë e bukur dhe  shumë lirë vetëm 118 euro nata.

 Kjo foto është përshëndetje nga ana ime për të gjithë korin e shpifësave mediatik që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve nga Edi Rama”, shkruan Kryemadhi.

Lexo edhe: Monika Kryemadhi foto me Metën buzë detit, “vulos” aludimet për pushime luksi në Greqi

Kjo foto e Kryemadhit vjen pas lajmeve të qarkulluara në rrjet se deputetja dhe bashkëshorti i saj, kreu i PL-së, kanë qenë duke pushuar në një resort luksoz në ishullin Skiathos. Madje, u tha se çmimi mesatar i një dhome në hotelin ku ata ishin akomoduar shkonte në rreth 630 euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese