Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U tha se po bënte “selfie” gjatë përplasjeve në Kuvend, sqaron deputetja: Po regjistroja kolegët që po qeshnin, është tmerr të shohësh…

Shkruar nga Newsbomb
U tha se po bënte “selfie” gjatë përplasjeve në

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Adriana Matoshi, e cila u pa duke filmuar me telefon gjatë përplasjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së, ka reaguar pasi u tha se ajo po bënte “selfie”.

Në një postim në Facebook, deputetja sqaron se nuk ishte duke bërë foto, por ka filmuar deputetët e Listës Serbe që po qeshnin me situatën e krijuar në Kuvend. Ajo shkruan se është tmerr të shohësh deputetët serbë të teksa kënaqen me këto skena të tilla në Kuvend.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb”, shkruan Adriana Matoshi.

Theksojmë se në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, pati përplasje të ashpra mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll