Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

U tha se nuk e donte Kiarën, Luizi publikon foton me dy gratë e jetës

Shkruar nga Newsbomb
U tha se nuk e donte Kiarën, Luizi publikon foton me dy gratë e
U tha e u stërtha se familja e këngëtarit Luiz Ejlli, nuk e pranon Kiarën si partneren e tij. Këto thashetheme shpërthyen pas “dasmës” në natën finale të Big Brother 2, ku familjarët e këngëtarit nuk ishin të pranishëm kur çifti i thanë “Po” njëri-tjetrit. Ndonëse pas asaj nate Luizi tregoi arsyen se pse nëna e tij nuk ndodhej në dasëm, fansat vazhduan të aludojnë dhe të krijonin skenare se familja Ejlli nuk e do Kiarën si nuse. E këtyre thashethemeve të cilat kanë qenë flluska në ajër, Luizi i ka vënë kapakun njëherë e mirë. Pas fotove të postuara më herët ku tregoi se ka shkuar disa ditë pushimi nën shoqërinë e Kiarës dhe nënës së tij, si dhe fotos së krushqisë ku familja Ejlli shfaqeshin teksa konsumonin darkë së bashku me familjen Tito, këngëtari ka postuar një tjetër foto sot. Krah nënës së tij dhe Kiarës, Luizi ka treguar se kanë shkuar së bashku në një dasëm dhe vjehrra me nusen shihen më të lumtura se asnjëherë. © Foto e marre nga instagrami i Luiz Ejllit 
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese