Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

U tha se mori kokainë LIVE në Eurovizion, del rezultati i testit për vokalistin e “Maneskin”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në media qarkulluan disa pamje dhe u tha se ato tregojnë momentin kur këngëtari italian, fitues i Eurovizionit, ishte duke marrë kokainë.

Por Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) tha sot se pas një hetimi Damiano David rezultoi negativ në testin që iu bë për përdorim droge.

“Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur,” tha EBU në një deklaratë për shtyp.

Shikuesit që ndiqnin festivalin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë filluan të bënin pyetje se çfarë po bënte këngëtari kur u shfaq ne fytyrën e përkulur drejt një tavoline, ndërsa banda po festonte fitoren e tyre.

Në një konferencë për shtyp, David mohoi se kishte marrë kokainë, duke thënë se kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.

“Unë nuk përdor drogë. Ju lutem, djema. Mos e thoni me të vërtetë. Jo kokainë,” tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img