
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha në një intervistë nga arratia pak ditë më parë, se 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës zotërohen nga shtetasi shqiptar me pasaportë të Kosovës, Blerim Hoxha.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Blerim Hoxha, i cili i ka dërguar një mesazh Blendi Fevziut në emisionin “Opinion”, ku ka përgënjeshtruar lajmin se ka aksione në inceneratorin e Tiranës.
Blendj Fevziu: Emri i këtij personi del për herë të parë. Unë vetëm për pak sekonda para se të nisja emisionin, mora një mesazh nga një numër zvicerian, pretendohet se është personi se unë nuk e verifikoj dot, i cili më thotë që nuk është e vërtetë dhe më ka dërguar një deklaratë që nuk e shpjegoj dot në emër të kujt është. Zotëria më thotë që ky është dokumenti zyrtar i kompanisë.
Mesazhi nga personi që pretendon se është Blerim Hoxha:
“Jam Blerim Hoxha, personi që më përmendi Arben Ahmetaj dhe që shpifi për mua. Jepe dokuementin zyrtar të kompanisë të lutem.”
Gjithashtu, një deklaratë nga kompania ka ardhur në adresë të emisionit “Opinion”, ku hedh poshtë deklaratat duke thënë se Blerim Hoxha nuk ka asnjë lidhje me to.
“Të nderuar zotërinj. Zbuloj me habi të madhe informacione të rreme për “Icare Group dhe zotin Blerim Hoxha në disa lajme shqiptare. Në Maj 2022 Icare Holding SA u mandatua me qëllim që të ndërtonte një impiant në Tiranë me kushtin që Icare Holding SA të sillte financimin. Financimi i impantit nuk pati sukses dhe për këtë arsye Icare Holding doli nga projekti në Nëntor 2023. Blerim Hoxha nuk është punonjës dhe as aksioner në Icare Holding. Blerim Hoxha nuk ka luajtur asnjë rol në këtë projekt të ndërprerë. Icare Holding ka një kompani në Shqipëri të quajtur Icare Energy Sha.a. Kjo kompani nuk ka asnjë lidhje me projektin Ëaste to Energy. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat tona në gjykata kundër informacionti të rremë që cënon reputacionin e grupit”, thuhet në deklaratë.
Lexo edhe: Kush është Blerim Hoxha, pronari në hije i 40% te inceneratori i Tiranës?!