U tha se ishte në lidhje me biznesmenin, reagon Fjolla Morina: Po shkatërroni familjen e një njeriu

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:24 26-09-2020 U tha se ishte në lidhje me biznesmenin, reagon Fjolla Morina: Po shkatërroni familjen e një njeriu

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë sepse u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete, ndërsa në pranga ranë dhe dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Mirëpo, në media qarkulloi lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmeni Fisnik Syla, dhe se ky i fundit i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar vetë këngëtarja me anë të një postimi në 'Instastory' ku shkruan se nuk ka lidhje intime me biznesmenin dhe se ai është familjar.

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’, shkruan Fjolla.

Kujtojmë që këngëtarja u arrestua disa ditë më parë në Morinë me dy armë me vete. Gjykata e la këngëtaren në masën “Arrest shtëpie”, ndërsa biznesmeni Syla dhe Fitim Muji janë në “Arrest me burg”. 

120178940_1173830333010451_2078968277331952662_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Muaji i 8 pa punuar’, Elton Deda: Ne këngëtarët po shkojmë në faliment, shteti të na kompensojë
Gold Ag konfirmon lajmin, së shpejti baba për herë të parë »
Article Logic
Execution time: 0.017047882080078
array(1) { ["section"]=> string(104) "u-tha-se-ishte-ne-lidhje-me-biznesmenin-reagon-fjolla-morina-po-shkaterroni-familjen-e-nje-njeriu-221743" }