Hapësire reklamuese

Showbiz

U tha se Fjolla Morina i prishi martesën, reagon Fisnik Syla: Jam i lumtur se kam gjetur shpirtin binjak. Fjolla u bë pjesë e jetës sime kur...

Shkruar nga Newsbomb
Fisnik Syla - Fjolla Morina

Biznesmeni Fisnik Syla dhe Fjolla Morina pushtuan mediat për një kohë të gjatë, duke u bërë pjesë e kronikave të zeza, por dhe lajmeve rozë.

Si fillim ata u kapën së bashku në mjet duke ardhur nga Kosova në Shqipëri, ndërsa Fjolla kishte në çantë dy pistoleta dhe disa plumba.

Ajo deklaroi në prokurori se Fisnikun e kishte vetëm mik, por më pas thanë se janë të lidhur, duhen dhe do të martohen. Ndërkohë ka reaguar vetë Fisniku në rrjete sociale, teksa thotë se te Fjolla ka gjetur shpirtin binjak dhe së shpejti do të martohen.

Teksa i uron të gjithëve që të gjejnë dashurinë e jetës, biznesmeni Syla do të sqarojë dhe një temë për të cilën është përfolur shumë në media.

Ai thotë se Fjolla nuk ka ndikuar te lidhja e tij martesore, pasi ajo është bërë pjesë e jetës së tij, kur martesa me bashkëshorten kishte marrë fund.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.