Në media është përfolur së fundmi se Ardit Gjebrea do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH. Por mbrëmjen e sotme producenti Gjebrea ka hedhur poshtë zërat, me anë të një postimi në Instastory.
“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO!”, ka shkruar Gjebrea, duke shtuar se aktualisht ka një tjetër prioritet që ka të bëjë me vajzën e tij Anën, e cila do të marrë pjesë në “Junior Eurovision 2021”.

“Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision 2021”, ka shkruar Ardit Gjebrea.
Më herët Anna Gjebrea, vajza e Arditit publikoi videoklipin e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, e cila mori shumë komente pozitive.