Hapësire reklamuese

Politikë

U tha se do të ishin 1838, ja sa delegatë janë sot në Kuvendin Kombëtar të PD

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike ditën e sotme në Pallatin e Kogreseve është duke zhvilluar Kuvendin Kombëtar. Më herët u bë me dije se 1838 delegatë nga e gjithë Shqipëria do të merrnin pjesë në këtë event të rëndësishëm për PD.

Tashmë kur gjithçka ka filluar,  në monitorin kryesor thuhet se të pranishëm në sallë janë 1425 delegatë.

Ky Kuvend pritet që të vendosë edhe mbi datën e re në të cilën anëtarësia do të thirret për të zgjidhur kryetarin e ri të demokratëve. Prej javësh, demokratët janë përfshirë në një proces të rinovimit të institucioneve në bazë, që duhet të përfundojë deri në Kuvendin e 30 prillit.

Në të gjitha degët e Partisë Demokratike janë zhvilluar zgjedhje për kryetarët e rinj, të cilët gjithashtu pritet të jenë të pranishëm në punimet e Kuvendit Kombëtar. Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka thënë dy ditë më parë se priten dhe ndryshime të tjera.

Më herët ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Pallatit të Kongresëve tha falenderoi demokratët dhe më pas ka vazhdoi në pjesën brenda. Ish-kryeministri e quajti ditën e sotme “ditë të një rëndësie të madhe”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll