Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

U tha se do të dorëhiqej, presidenti Ghani: Nuk do të heqim dorë nga arritjet e këtyre 20 viteve në Afganistan

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ashraf Ghani, tha në një fjalim televiziv, teksa shqetësimet për të ardhmen e Afganistanit po rriten,

se nuk do të heqë dorë nga arritjet që janë bërë 20 vitet e fundit, pasi SHBA largoi talebanët.

Kjo ishte dalja e tij e parë publike ndërsa talebanët po përparojnë duke marrë në kontroll territore të shumta si dhe duke u afruar drejt kryeqytetit të vendit, Kabulit.

“Unë e di që jeni të shqetësuar për të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Ju siguroj se si presidenti juaj, fokusi im është të parandaloj paqëndrueshmërinë, dhunën dhe shpërnguljen e mëtejshme të njerëzve tanë. Është përgjegjësia ime historike dhe unë po përpiqem të parandaloj këtë luftë të imponuar që po sjell vrasjen e njerëzve të pafajshëm, humbjen e arritjeve tuaja në 20 vitet e fundit”, tha presidenti afgan Ashraf Ghani.

Mesazhi televiziv erdhi në një kohë kur në Kabul ishin shtuar zërat se zoti Ghani do të njoftonte dorëheqjen e tij dhe do të lejonte talebanët të hynin në kryeqytetin e vendit dhe më pas grupi militant do të njoftonte armëpushimin.

Sidoqoftë, presidenti afgan tha se ai do të vazhdonte të konsultohej me lojtarë të rëndësishëm brenda Afganistanit dhe ndërkombëtarisht.

Talebanët prej kohësh kanë kërkuar dorëheqjen e presidenti Ashraf Ghani, duke thënë se dorëheqja e tij është një kusht për t’i dhënë fund konfliktit.

“Nëse një kandidat i pranueshëm për të dyja palët do të emërohej për të zëvendësuar Ghanin, kryengritësit do të ishin të gatshëm të lëshonin armët”, tha një zëdhënës i talebanëve për Associated Press në fund të muajit korrik. Kjo ishte thirrja e dytë nga talebanët për dorëheqjen e Ghanit, që kur filluan negociatat e paqes me qeverinë në shtator të vitit 2020.

Në janar të vitit 2021 një negociator kryesor taleban tha se Ghani ishte “pengesa e vetme” për një marrëveshje të suksesshme sepse talebanët besojnë se fitorja e tij në zgjedhjet e vitit 2019 erdhi nëpërmjet manipulimeve.

Presidenti afgan historikisht ka pasur mbështetje të fortë nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në një letër që doli në media në muajin mars të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkoi Ghanit të binte dakord për një proces paqeje me talebanët që do të shpërbënte qeverinë afgane dhe madje do të çonte në largimin e tij nga pushteti.

Sipas një analize nga agjencia e lajmeve Associated Press, dorëheqja e Ghanit mund të jetë shansi më i mirë i Afganistanit për një paqe të qëndrueshme.

Që nga viti 1989, në 31 vende grupet e armatosura arritën marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse me qeverinë. Në 16 prej këtyre vendeve, përfshirë Kamboxhian, Afrikën e Jugut dhe Sudanin u bë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Analistët thonë se dorëheqeja e një udhëheqësi dhe ndarja e pushteteve mes palëve është një recetë e mirë për paqen.

VOA

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img