Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

U tha se Arben Vita refuzoi nënshkrimin me Pfizer për 500 mijë vaksina, Prokuroria nis hetimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme ka qarkulluar lajmi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vita ka refuzuar nënshkrimin e ardhjes së 500 mijë vaksinave nga Pfizer. Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të marrë masa për të gjithë ata që hedhin “baltë” mbi emrin e tij dhe po përpiqen të dëmtojnë një proces kaq të rëndësishëm për jetën e qytetarëve.

Ndërkohë ditën e sotme Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar policinë e Kosovës që të ndjekë rastin në drejtim të veprës penale “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” dhe kushdo që tenton të dëmtojë procesin dhe shëndetin e qytetarëve do të përballet me drejtësinë.

Në lidhje me këtë akuzë kaq të rëndë mbi ministrin e Shëndetësisë ka reaguar dhe zëdhënësi për media në Qeverinë e Kosovës,  Përparim Kryeziu i cili këtë lajm e ka quajtur si të motivuar dhe dashakeq.

Kryeziu ka shtuar se ministri Vita nuk ka patur asnjë motiv për të mos nënshkruar këtë kontratë.

“Meqë nuk ka motiv nga Vitia për te refuzuar vaksinat atëherë lajmi për të është i motivuar e dashakeq. Ne të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm në ketë situate kaq të ndjeshme dhe të rënduar për shëndetin publik, përfshire gazetarët që mbajnë përgjegjësinë e informimit të drejtë të qytetareve”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme “Insajderi” ka publikuar një hulumtim rreth procesit të sigurimit të vaksinave ku thuhej se ministri Vitia të ketë refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img