Në ambjentet e FSHF-së po organizohet konferenca për shtyp e teknikut Christian Panucci, i cili ka shpallur listën për ndeshjet e radhës së Ligës së Kombeve.
Italiani foli për grumbullimet e lojtarëve, në vecannti për Agollin. Ai theksoi se nuk e kishte deklaruar kurrë që Agolli nuk duhej të luante me Shqipërinë, por se për shkak të moshës Shqipëria kishte nevojë për alternativa të tjera. Por aktivizimin e tij nuk do ta mohonte kurrë.
“Unë gjithmonë kam thënë në lidhje me Agollin të gjejmë zëvendësuesin në lidhje me eksperiencën. Nuk kam thënë kurrë që Agolli nuk do ti hapë më derën atij. Nuk kam thënë kurrë, nëse ju e thoni është histori tjetër. Për shkak të përvojës e kam grumbulluar pastaj nëse luan apo jo vendos unë”, deklaron Panucci.