Hapësire reklamuese

Politikë

"U takuam në Mynih, biseduam për...", Talat Xhaferi zbardh diskutimet me Ramën

Shkruar nga Newsbomb
"U takuam në Mynih, biseduam për...", Talat Xhaferi zbardh

Kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë zhvilluar një takim në Mynih.

Xhaferi, me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka konsideruar kryeministrin shqiptar “homologun e tij të mirë” ndërsa nënvizoi faktin se u kanë folur për dy evente të rëndësishme.

“Në Mynih u takova me mikun dhe homologun tim të mirë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme mikpritës i të cilave do të jetë Tirana: Samiti i EJL- Ukrainë dhe Konferenca në nivel të lartë, e dedikuar për Planin e rritjes të BE-së.

Më gëzon që takimi më 29 shkurt do të paraqesë vazhdim të takimit që u realizua në Shkup më 22 janar, duke e konfirmuar rëndësinë që ia kushtojmë përforcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes rajonale dhe tregut të përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian”,-shkruan Xhaferi.

Më pas edhe Rama në një postim në Facebook komentoi takimin me Xhaferrin dhe shkroi se fokusi i bisedës ka qenë në dy samitet në fundshkurt, në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

"Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes?"-shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese