Hapësire reklamuese

Aktualitet

U takua me Bajram Begajn, flet Alfred Moisiu: I dhashë përvojën time si President i Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
U takua me Bajram Begajn, flet Alfred Moisiu: I dhashë

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ish-presidentin Alfred Moisiu.

Begaj dhe Moisiu vijnë nga një karrierë ushtarake, ku njëri ka drejtuar shtetin dhe është konsideruar si presidentet më të mirë, ndërsa Begaj pas pak muajsh, pas ikjes së Ilir Metës më 24 korrik, do të vijë një krye të shtetit.

Në një intervistë për “ABC News”, Moisiu është shprehur se gjatë këtij takimi i foli Begajt për përvojën e tij në krye të shtetit.

Intervista e plotë:

Pyetje: Sot keni zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Nga përvoja juaj a mendoni se Begaj do të jetë një President që do t’ia dalë të jetë i pacënuar nga përplasjet e vazhdueshme politike?

Z.Moisiu: Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madhje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë.

Pyetje: Ju shoh shumë optimist për presidnecën e z. Begaj pas takimit me të?

 Moisiu: Po unë jam optimist se vërtetë do të jetë një president i mirë. Do ta mbroj kushtetutën.

Pyetje: Kishit ju këshilla për mënyrën se si duhet ta ushtroj ai këtë detyrë?

 Moisiu: Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurava edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me rradhë.

Pyetje: Moisiu mendon se për kandidaturën e z. Begaj duhet të kishte pasur edhe një konsensus dhe vota të opozitës?

 Moisiu: Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm.

Pyetje: Ka një çështjet që pritet të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe do të ketë vendimmarrjen e z. Begaj që lidhet me problematikat e pazgjidhura me Greqinë. A mendoni se me përvojën e tij si ushtarak z, Begaj do të jap eksperiencën e tij jo vetëm për mandatimin e një grupi negociator por edhe për të zgjidhur një ngërç të hershëm me Greqinë?

 Moisiu: Për këtë problematikë në radhë të parë duhet të ketë një sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vetëm që nuk i mungon por e ka me shumicë. E dyta, duhet të ketë një integritet për të ruajtur interesat e kombit dhe popullit tonë. Zakonisht njerëzit që hyjnë në pazare nuk i vënë re këto gjëra. Ndërsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe që ka synime të qarta në detyrën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll