Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

U sulmua si në filma horror nga Mihal Kokëdhima/ Miliarderi spanjoll rikthehet në Shqipëri, do të ndërtojë një shkollë të shembur nga tërmeti

spot_img

Lajme të ngjashëm

f0307bd6b507f1535e09d6a38bcde52d

Miliarderi spanjoll Eugenio Galdon që u sulmua si në filma horror nga Mihal Kokëdhima pronari i ish-restorant “Panorma” në Porto Palermo të Vlorës verën e kaluar, do të rikthehet sërish në vendin tonë dhe do të ndërtojë një shkollë të dëmtuar nga tërmeti.

 Lajmin e bën me dije Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ku tregon se mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim në Madrid me biznesmenin, i cili i ka pohuar se do të rikthehet sërish në vendin tonë dhe do të japë kontributin e tij për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Galdon do të ndërtojë një shkolle të dëmtuar nga tërmeti.

“Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë. “Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.

Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë”, shkruan Klosi.

Mihal Kokëdhima është dënuar me 1 vit burg, pasi terrorizoi verën e kaluar familjen spanjolle që kishin shkuar si klientë te restoranti i tij. Mosmarrëveshja për porosinë, bëri që Mihal Kokëdhima t’ë ngjitej në kofanon e makinës së familjes spanjolle dhe i terrorizoi për disa kilometra teksa makina ishte në ecje.

Pamjet dramatike bënë xhirron e botës dhe sollën reagimin disa politikanëve të lartë shqiptarë. Më pas u zbulua se restoranti “Panorma” buzë detit në Porto Palermo ishte ndërtuar pa leje dhe u vendos të shembej.

Më shumë

spot_img