Hapësire reklamuese

Aktualitet

U sorollat sa në një spital në tjetrin! Nisin hetimet për QSUT dhe Traumën pas vdekjes së 53 vjeçarit nga Ndroqi

Shkruar nga Newsbomb

Lutfi Çekirri është 53 vjeçari nga Ndroqi, i cili humbi jetën teksa u sorollat nga një spital në tjetrin, pasi nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

 Sipas informacioneve, janë ngritur grupe pune për hetimin e dy spitaleve në Tiranë, lidhur me ngjarjen.

Para disa ditësh 53 vjeçari bëri një denoncim në media se nuk po merrte mjekimin e duhur në spitalet ku trajtohen pacientët e infektuar.

 “Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekirri në denoncimin e tij për mediat. 

Sipas deklaratës së gruas së tij, ai kishte nevojë që të shtrohej në mënyrë urgjente në spital.

Në lidhje me vdekjen e 53 vjeçarit ka reaguar edhe Partia Demokratike, ku Orjola Pompuri deklaroi se pacientët po lihen në rrugë. Sipas saj vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll