Hapësire reklamuese

Aktualitet

U skualifikuan nga gara për hetues të BKH-së, 7 kandidatë padi ndaj anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit, mes tyre Aida Hajnaj dhe kreu i SPAK

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Reparti RENEAS - BKH

7 kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë paditur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, mes tyre vetë shefen e BKH-së Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK Arben Kraja.

Sipas kallëzuesve, anëtarët e Komisionit të Vlerëismit i kanë skualifikuar ata padrejtësisht dhe kanë kaluar në fazën tjetër disa kanidatë që nuk plotësojnë kriteret. Pretendimi i kandidatëve të skualifikuar lidhet me fazën e tretë të konkursit, atë të Testit të Aftësive Fizike.

“Me anë të kësaj kërkesë padie, kërkoj pezullimin e procedurave të konkurrimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi në mënyrë jo transparente me anë të një veprimi administrativ ka bërë përjashtimin e 300 kandidatëve për hetues në fazën në fazën e tretë të testimit (testimi fizik) pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mia personale, interesi publik dhe procesi i rregullt ligjor në një procedurë konkurrimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë”, thueht në padinë e një prej kandidatëve.

Të paditur bashkë me Hajnajn dhe Krajën janë dhe prokurorët Enkelejda Millonai, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu