Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U shtrua në spital pasi morën dozën e dytë të vaksinës së Pfizer, flet infermieri: Kisha alergji dhe dhimbje të forta në gjoks, mjekët në Kosovë më thanë se shkak ishte vaksina

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Infermieri nga Hasi Muhamet Lleshi përfundoi në spital në gjendjë të rëndë shëndetësore pasi mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer.

Ai u shtrua me urgjëncë në spitalin e Gjakovës, për shkak se kishte alergji dhe dhimbje të forta në gjoks.

Infermieri tregon në një intervistë për Abc Neës se pas dozës së parë kishte shqetësime të lehta, ndërsa pas dozës së dytë kishte alergji, dhimbje dhe fryrje.

“Pas dozës së parë kisha disa shqetësime të lehta dhe dhimbje të lehtë të trupit. Kam pasur komplikacione sapo bëra dozën e dytë. Një ditë përpara se të bëja dozën e dytë kisha një helmim të thjeshtë. 40 minuta pas bëra vaksinën kisha fryrje, alergji dhe dhimbje të forta deri në gjoks. M’u bë trupi me pulla”, tha infermieri.

Sipas tij, mjekët në Kosovë i thanë se shkak për problemet shëndetësore ishte bërë vaksina. Infermieri 46 vjeçar Muhamet Lleshi thotë se ka 26 vite që punon si infermier, ndërsa tani po trajtohet në shtëpi pasi është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll