Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

U shpëtuan në mes të detit, historia frymëzuese e Abdullahut nga Siria dhe Shoaibit nga Afganistani që garuan në TiranaThlon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Abdullahu nga Siria dhe Shoaibi nga Afganistani nuk e kishin menduar se Shqipëria do të behej atdheu i tyre i dytë ku mund të gjenin jo vetëm paqen e dëshiruar, por edhe vendin ideal për të jetuar me familjet e tyre të reja.

Ata u shpëtuan nga marina greke, teksa përpiqeshin të mbijetonin në ujë, pas përmbysjes së anijes së tyre.

Tani, që të dy e kanë ndërtuar jetën e tyre në Tiranë dhe janë bërë baballarë të dy djemve, ndërsa janë ambientuar më së miri në vendin tonë.

Dje, ata notuan përsëri, por tashmë jo në një betejë mes jetës dhe vdekjes, por  në TiranaThlon për Ditën Botërore të Refugjatëve.

Ata u vlerësuan nga Bashkia e Tiranës dhe me certifikatë për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë duke na frymëzuar të gjithëve se asgjë nuk është e pamundur.

Më shumë

spot_img
spot_img