Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

U shpallën ‘NON GRATA’, Ministria e Arsimit mbyll shkollën e financuar nga ‘diplomati’ i kamofluar iranian që u dëbua nga Shqipëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

e4e1db2541ac85d4cfe69ba2aeb8975a

Disa ditë pasi u dëbuan nga Shqipëria dhe u shpallën “Non grata” dy zyrtarët iranianë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast të cilët nuk ishin diplomatë, por të kamofluar për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë, ministria e arsimit ka mbyllur një gjimnaz jopublik të financuar nga njëri prej tyre.

 Me urdhër të Besa Shahinit Ministria e Arsimit ka mbyllur gjimnazin jopublik “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë, por nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë vendim. Bëhet me dije se një prej zyrtarëve të dëbuar pak ditë më parë është drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi” që financon pikërisht shkollën në fjalë.

Kujtojmë se të dy diplomatët janë shpallur persona ‘non grata’ dhe u kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga vendi për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.

Lajmin për shpalljen e diplomatëve si të padëshirueshëm në vendin tonë e ka dhënë fillimisht vetë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj përmes një postimi në rrjete sociale. Pas largimit të tyre kanë qenë shërbimet sekrete amerikane kanë zbuluar se dy zyrtarët, nuk ishin diplomatë, por të kamofluar si të tillë.

Më shumë

spot_img