Ditën e sotme, romanticierit shqiptar Ismail Kadare i është dorëzuar çmimi ndërkombëtar i letërsisë ‘The Pak Kyongi 2019’, në Seul të Koresë së Jugut.
Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka publikuar një foto ku Kadare shfaqet me çmimin në duar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helena.
Ismail Kadare konkuroi mes 45 shkrimtarëve të tjerë nga e gjithë bota, ndërsa juria e përbërë nga 7 persona vendosi që fitues të shpallej shkrimtari jonë.
Kadare bashkë me çmimin, u shpërblye dhe me 100 milion Won (84,173 dollarë ose 76 000 euro).
Kujtojmë që ky çmim letrar, i titulluar Park Kyung, u krijua në vitin 2011 për nder të së ndjerës Park Kyung (1926-2008), një nga romancieret më shquara të Koresë së Jugut.