Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

U shoqëruan nga policia pasi i vunë traun shtëpisë së Ramës, reagojnë për herë të parë kryetarët e FRPD dhe LRI (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas lajmit se deputetja e LSI Floida Kërpaçi dhe kryetari i FRPD Belin Këlliçi u shoqëruan në komisariat pasi i vendosën traun shtëpisë së kryeministrit Rama, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ata.

 Në një lidhje direkte nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale, Këlliçi dhe Kërpaçi kanë thënë se protesta e sotme ishte nga të rinjtë shqiptarë të cilët do të jenë atë që do t’i japin goditjen finale Ramës.

“Edi Rama ka një mesazh të qartë sot. Rinia e këtij vendi i vunë dërmën sistemit më të egër diktatorial që ka përjetuar Europa që ka qenë komunizmi. Edi Ramës do ti vijë goditja nga rinia dhe nuk do të jene te rinjtë ata që do ikin në azil, por do dërgojnë Edi Ramën atje”, tha kryetari i FRPD.

Ndërsa Kërpaçi ka thënë se Policia u ka kërkuar të rinjve protestues kartat e identitetit për t’i proceduar, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të jetë ajo personi i cili duhet të ndihet ligjërisht.

Më shumë




spot_img








spot_img