Një tragjedi e madhe që mund të shndërrohej në katastrofë. Të dhënat më të fundit nga AFP thonë se kamioni që shtypi turmën e njerëzve në Nicë të Francës duke lënë të vdekur 84 persona e plagosur mbi 150 të tjerë, ishte i ngarkuar me eksploziv dhe armë të rënda.
Por për fat të mirë, drejtuesi i kamionit, që dyshohet se ka qenë terrorist, u vra nga policia para se sasia e eksplozivit të shpërthente.
Kamioni ka ecur per gati 2 KM dhe sipas raportimeve të mediave lokale në vendngjarje ka qenë me shpejtësi rreth 50 km/h.
Drejtuesi i tij bënte sa më shumë zig-zage të mundte me qëllim për të vrarë sa më shumë njerëz.