Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U “shkatërrua” në protestën e 8 Janarit, nis rikonstruktimi i selisë së Partisë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb

Protesta e dhunshme e 8 Janarit la pas dëme të konsiderueshme në selinë e Partisë Demokratike, pasi protestuesit qëlluan me gurë drejt godinës.

Pjesa më e madhe e xhamave u thyen, ndërkohë që dëmtime të shumta kishte edhe në fasadë dhe brenda zyrave, të cilat i tregoi edhe kryedemokrati Basha pas përfundimit të protestës.

Ndërkohë, dy ditë pas protestës ka përfunduar pastrimi i godinës dhe janë larguar materialet e dëmtuara, teksa po vijojnë punimet për ta kthyer selinë sërish në gjendjen e mëparshme.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, në seli kanë mbërritur xhamat e rinj, që do të vendosen në dritaret e zyrave të selisë së PD-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll