Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U shkarkuan nga Vetting-u për fshehje të pasurisë, SPAK nis hetimet për 10 ish-gjyqtarë dhe prokurorë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
U shkarkuan nga Vetting-u për fshehje të pasurisë, SPAK nis
SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet kundër 10 ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të shkarkuar nga procesi i Vettingut për fshehje të pasurisë.

Kallëzimi kundër këtyre 10 ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë nga avokati Fran Dashi në datën 28 prill 2020, ndërsa tashmë SPAK ka nisur hetimin.

Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se këta ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë kanë qenë pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Pasi ka vlerësuar dosjet, SPAK ka konstatuar se disa nga çështjet nuk janë në kompetencën e saj dhe  ka ndarë materialet, ndërsa 10 prej dosjeve ia ka dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Ish-gjyqtarët dhe prokurorët që SPAK ka nën hetim po hetohen për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar:

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm, Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese-po hetohet nga SPAK, Fatmir Lushi, sh-prokuror në Prokurorinë e Elbasan, Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Luan Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Gani, Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në, Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër, Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK, Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorisë Tiranë, Besnik Cani, ish-drejtues i Prokurorisë Elbasan, Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës, Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës, Ferdinad Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës, Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër.



Njoftimi i plotë i SPAK:

Mbi kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal. Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll