
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë një vizitë blic në burgun e Shënkollit, ku u shkarkuan ditën e djeshme 6 punonjës policie.
Mësohet se ka qenë pikërisht kjo arsyeja e vizitës së Gjonajt, ndërkohë ministrja ka theksuar se shkeljet nuk do të tolerohen.
‘Lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë së trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve do të jenë temat primare në sistemin penitenciar’, është shprehur Gjonaj.
Kujtojmë se efektivët Alfred Noka, Agostin Maka, Arben Biba, Sajmir Frroku u shkarkuan pasi dyshohet se thyen rregullat e sigurisë dhe tentuan të fusnin drogë brenda ambjenteve të burgut përmes ushqimit.