Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

U shkarkua se shpërndante informacione “të rreme”, flet mjeku Allkja: Janë shpifje, do ndjek rrugën ligjore

Lajme të ngjashëm

Mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së Ilir Allkja, sot është pushuar nga puna për shkelje të etikës.

Mjeku në një intervistë për ‘neës24’ është shprehur se në asnjë rast nuk ka shkelur etikën duke thënë se ai ka qenë nga ata persona që u ka bërë thirrje qytatarëve që të besojnë tek sistemi i shëndetësisë.

Ndër të tjera ai u shpeh se në lidhje me denoncimet që ka bërë për mungesë të stafit, apo të mjekëve nuk ka qenë shkelje etike, por e vërteta.

“Nuk kam asnjë rast që kam shkelur etikën. Nëse do ndiqni të gjitha daljeve kam ngritur zërin që të kenë besim dhe të shkojnë në spitale dhe kam folur publikisht që njerëzit të shtrohen në spital. Kam folur për të mirat e vaksinimit. Këto janë të gjitha shpifje që i kanë si të thuash kompozimi është për faqe të zezë. Me 24 dhjetor jam marrë në pyetje dhe jam pyetur pse kam folur për testimet dhe për mungesat dhe unë kam sqaruar kam një pocesverbal të protokolluar ku janë pyetje përgjigje. Kam thënë se ka mangësi në staf, por kjo është e vërtetë. Këtu dekurajohen mjekët e rinj dhe ju thuhet se do ta pësoni kështu nëse flisni për mungesën. Unë jam njëri i lirë,” tha ai.

Mjeku Allkja ndër të tjera tha se se do të ndjekë rrugën ligjore deri në fund në lidhje me shkarkimin e tij nga puna.

“Do ndjek rrugën ligjore, e kam detyrim do ndjek rrugët ligjore dhe do t’i shkoj deri në fund. Unë nuk i kam pas se çfarë është shkruajtur, por falenderoj këto që më mbështetën. Unë do të jetoj diku. Por puna është çfarë mesazhi jep qeveria,” tha ai ndër të tjera.


Më shumë