Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

U shkarkua për probleme me pasurinë, KPA kthen për rivlerësim vendimin për prokuroren e Korçës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer për hetim dosjen e prokurores së Apelit në Korçë, Irma Balli.

KPA kërkon që Balli të rivlerësohet nga KPK edhe për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësinë profesionale.

Sa i përket pasurisë së prokurores, që ishte dhe argumentimi i shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPA e konsideron si të ligjshme.

Probleme në pasurinë e prokurores Balli ishte bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar, apartamenti i bashkëshortit dhe dyshimet se nga kontrata e qiradhënies nuk ishin paguar tatimet në disa raste.

Më shumë

spot_img