Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U shkarkua nga detyra para kohe, Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin me Metën dhe ministrinë e Mbrojtjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f6d45e5de430712bbff27a51ad4b486d

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me shkarkimin e tij nga detyra para kohe.

Sipas informacioneve për mediat, Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut, por nuk ka pranuar që të rikthehet në detyrë.

Kollçaku kishte kërkuar të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.

Po ashtu, edhe shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

Kollçaku kërkon që atij t’i paguhet paga nga 29 korriku deri në 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati, ndërsa kërkon që nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet me pagën sipas gradës Gjeneral Major, deri në emërimin e tij në funksionin sipas gradës.

Bardhyl Kollçaku i la vendin Bajram Begaj në 30 qershor të vitit 2020, pas tre vitesh në detyrë si Shef i shtabit të Forcave të Armatosura.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img