Hapësire reklamuese

Aktualitet

U shkarkua nga detyra e Drejtorit të burgut në Fushë-Krujë, arrestohet Durim Toska

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Burgut të Fushë Krujës, Durim Toska, i cili u shkarkua mbrëmë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është arrestuar në Pogradec.

Arrestimi i tij u krye 1 orë pasi ministria e Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë.

Lexo edhe: Shkarkohet nga detyra Drejtori i burgut të Fushë-Krujë

Uniformat blu bëjnë me dije se Durim Toska është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu Toska akuzohet se mbante në banesë armë zjarri dhe municione pa leje.

Arma e zjarrit pa leje që mbante Toska Arma e zjarrit pa leje që mbante Toska

 

Njoftimi i policisë 

Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese