Hapësire reklamuese

Aktualitet

U shisnin armë grupeve kriminale në Durrës, lihen në burg dy të rinjtë

Shkruar nga Newsbomb
U shisnin armë grupeve kriminale në Durrës, lihen në burg dy

Lihen në burg dy të rinjtë, Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha të cilët u arrestuan në qytetin bregdetar, dy ditë më parë pasi u zbuluan se mbanin një sasi armatimi të fshehtë dhe ua shisnin grupeve kriminale.

Ata akuzohen nga prokuroria për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim armësh e municionesh”. Dyshja u arrestuan duke shitur armë zjarri në fshatin Shkallnur. 20-vjeçari Troplini dhe 19-vjeçari Pasho, janë të dy banues në këtë fshat.

Policia sekuestori 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehëra, qindra fishekë luftarakë, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63.700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Ndërkohë sot në Sukth të Durrësit u finalizua operacioni policor i koduar “Hills 2”, gjatë të cilit u zbulua një tjetër bazë që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale, me armë zjarri dhe me municion luftarak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese