Hapësire reklamuese

Politikë

U shfaq pa maskë në takim me mjekët e ‘Infektivit’, ish-ministri i Shëndetësisë i ‘përvishet’ Ramës: Bën si dhelpra me rrushtë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama ne takim me mjeket

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, ka takuar sot mjekët në spitalin Infektiv pa vënë maskë.

Shehu, përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se sipas tij dikush duhet t’i shpjegojë Ramës se maska është e detyrueshme edhe në ambientet e hapura në distancë nën 2 metër dhe të mos bëjë si “dhelpra me rrushtë”.

Postimi i Tritan Shehut:

Kryeministrit sot qe nuk guxon te flase per detyrat e tij, kerkon tu shpjegoje mjekeve perdorimin e maskes!!

Dikush duhet t’i shpjegoje se maska eshte e detyrueshme edhe ne ambjentet e hapura ne distance nen 2 m ose kur ka grumbullime si aty ne oborrin e infektivit.

Mbasi kerkoi disa dite me pare te “cvelesoje” tesitimet qe Greqia beri ne kufi, sot kerkon te anashkaloi dhe rendesine e maskes.

Pra sipas tij “pa testime e pa maska”, pikerisht pa ato qe ai nuk po i siguron qytetareve shqiptare ne permbushje te detyrave te tij.

Kryeministri yne e ben si “dhelpra me rrushte”!

Asnje fjale prej tij per nivelin katastrofal te infeksioneve, shtrimet e shumta, humbjet e jetes, kushtet shume te veshtira ne spitale, braktisjen e qindra pacienteve ne shtepite e tyra pa u rimbursuar asnje mjekim, komedine me testimet…, perspektiven e erret!

Asgje per cfare duhet e do te behet per te perballuar kete gjendje jashte kontrollit ne degradim te plote, qofte kjo ne nivelin epidemiologjik, qofte ate klinik, vetem romuze me mjeket e personelin, kur jane ata qe po mbajne kete barre te rende.

U premtoi si zakonisht rritje pagash…por ama per vitin tjeter e pa thene asnje fjale per shumen, tjeter tallje kjo!

Nderkaq nuk harroi refrenin: “fajin e ka Saliu”, kur sot mbas tete vite “Shendetesi rilindase falas” duhet te ishim ne krye te Europes.

Por ne fakt po fshehim te dhenat me shprese se keshtu do te jemi ne “krye te Afrikes Qendrore”, se mund te bijem edhe me poshte ndryshe!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.