Hapësire reklamuese

Politikë

U shfaq në protestën e Berishës, Tabaku flet për bashkimin: Të japim alternativë...

Shkruar nga Newsbomb
U shfaq në protestën e Berishës, Tabaku flet për bashkimin:

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur për bashkimin e PD dhe për protestën e 20 shkurtit, ku ajo mori pjesë.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Tabaku u shpreh se protesta është një mënyrë shumë e mirë për të kanalizuar atë që ndjejmë ndaj qeverisë. Sipas saj, PD nuk e ka të vështirë të mbushë sheshet, por duhet të jenë patjetër në terren dhe të japin një alternativë qeverisëse.

Unë nuk kam munguar në asnjë protestë të opozitës apo të PD. Protesta është një mënyrë shumë e mirë për të kanalizuar atë që ndjejmë ndaj qeverisë. Shqetësimi im ka qenë se çfarë ndodh të nesërmen pas protestës. PD nuk e ka të vështirë të mbushë sheshet, ne duhet të jemi patjetër në terren dhe të japim një alternativë qeverisëse.

Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD, por kam kërkuar një bashkim para 3 viteve, edhe para zgjedhjeve lokale. Këtë ndarjen që ka ndodhur në grupin parlamentar, ka ndodhur edhe në bazë dhe është e vështirë t’u themi këtyre qytetarëve të bashkohen pasi u bashkuam edhe ne. Unë e kam mbështetur idenë e Konfederatës si një formë bashkimi e opozitës. Sistemi elektoral sot favorizon koalicionet, nëse do jemi të copëtuar do të ndihmojmë vetëm kundërshtarin tonë, që është qeverisja. PD nuk e ka dhe nuk e ka pasur betejën me SPAK dhe nuk duhet ta ketë.

Me durim po pres të flas në foltoren e Kuvendit, sepse qytetarëve u mungon të flasim se për çfarë po ndodh. Mbyllja e seancave për pak minuta dhe miratimi i ligjeve pa debat është niveli më i ulët i parlamentarizmit. Jam e sigurt që mazhoranca do bënte të njëjtën gjë që ka bërë me ligjet, por ne do vëzhgonim procesin”, tha deputeja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese