Hapësire reklamuese

Aktualitet

U shfaq me përparëse duke gatuar e kënduar mes të rinjve në Jalë, ja çfarë ndodhi mbrëmë me Monika Kryemadhin

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi

Një video që tregon kryetaren e LSI Monika Kryemadhi duke kënduar e gatuar, veshur me përparëse është bërë virale në rrjet.

Videoja është xhiruar mbrëmë në orët e vona të natës dhe tregon kryetaren e LSI ashtu siç nuk e kemi parë!

Por çfarë ka ndodhur mbrëmë në Jalë?

Siç dihet tashmë, prej vitesh, të rinjtë e LRI shkojnë aty për kamping dhe jo thjesht festojnë e kënaqen por mësojnë edhe si të jetojnë në mënyrë të organizuar në komunitet.

Ata ndahen në grupe-grupe dhe secili merr detyrat e përgjegjësitë e veta.

Mbrëmë, grupi i gatimit dhe pastrimit nuk i kishte bërë siç duhet të gjitha këto dhe kryetarja e LSI vendosi t’i japë një shembull duke e nisur nga vetja.

Ajo veshi përparësen dhe i hyri vetë punëve, duke nisur që nga larja e enëve dhe lavamanit e deri te gatimi i ëmbëlsirës, shkruan newsbomb.al.

Kjo gjë zgjati deri në orën 02:00 pas mesnate dhe të rinjtë e LRI jo vetëm morën shembullin direkt nga një grua me një karrierë të gjatë në politikë, por e përjetësuan këtë moment që për hir të së vërtetës s’e kemi parë shpesh nga personazhe të tjerë të politikës, duke e regjistruar nëpër celularë. 

Kryemadhi njihet si një grua që udhëhiqet nga parimi: "puno, beso dhe kontrollo", ndaj dhe mbrëmë mesa duket e ka marrë vetë situatën nën kontroll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll