Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

U shfaq e dehur dhe duke festuar me miqtë në video, kryeministrja finlandeze Sanna Marin lirohet nga akuzat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin është liruar nga të gjitha akuzat për sjelljet e pahijshme, në një video që qarkulloi gjatë verës ku ajo po festonte me miqtë e saj.

Sipas BBC janë paraqitur dhjetëra ankesa, duke pretenduar se sjellja e Marin minoi “reputacionin dhe sigurinë” e Finlandës, por kancelari i drejtësisë Tuomas Poysti arriti në përfundimin se Marin nuk i kishte neglizhuar detyrat e saj si kryeministre.

“Nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar kryeministren për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj ose për neglizhencë të detyrave të saj zyrtare”, tha ai pas një hetimi zyrtar.

Kryeministrja Marin bëri një test droge “për të pastruar çdo dyshim”, pas disa komenteve të sugjeruara të dëgjuara në video që i referoheshin lëndëve narkotike dhe si rezultat testi doli negativ.

Më shumë


spot_img









spot_img