Hapësire reklamuese

Aktualitet

U shfaq duke thithur kokainë, Felaj e prerë për Allën: Nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion publik

Shkruar nga Newsbomb
Ermonela Felaj- Lefter Alla duke thithur kokaine

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj ka folur lidhur me videon e publikuar në media ku kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqet duke pirë drogë.

“Shikoni, unë nuk dua të paragjykoj asnjë masë por më vjen mirë që ka reagim shoqëror, do të thotë që sjellje të tilla janë të papranushme për cdolloj funksionari. Veprimi i reagimit shoqëror të rrënon, është shumë më i shpejtë se ligji. Nëse dikush thyen rregullat e etikës së punës nuk meriton ta ushtrojë këtë funksion. ka lidhje me gjestin që nuk përshtatet me detyrën e një funksionari publik.”, tha Felaj.

Kujtojmë se çështja e Allës po hetohet tashmë nga SPAK ndërsa kryeministri Edi rama ende nuk e ka shkarkuar nga detyra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu