Hapësire reklamuese

Aktualitet

U shërua nga Covid, mjeku Koraqi bën deklaratë të papritur: S’kam pse të jem i lumtur që kam kaluar virusin, s'e di nëse kam fituar imunitet

Shkruar nga Newsbomb
Andi Koraqi

 Mjeku Andi Koraqi një nga të prekurit me koronavirus ndër bluzat e bardha, tashmë i shëruar, sot ka deklaruar se nuk ka pse të jetë i lumtur që e ka kaluar Covid, kjo pasi nuk dihet nëse ka fituar imunitet apo jo.

 

“Edhe unë nuk kam pse të jem i lumtur që e kam kaluar virusin pasi nuk e di nëse kam imunitet apo jo, sepse nuk e dimë a mund të kthehet apo jo. Nëse një person bën testin serologjik dhe e ka kaluar virusin edhe mund të dalë negativ. Ne nuk kemi kurrë një imunitet grupi dhe qëllimi i gjithë masave ka qenë që kurba të jetë e sheshtë”, tha Koraqi në emisionin Abc-ja e mëngjesit.

Ndërka ka folur për testet serologjike, thotë se ato tregojnë nëse një person e ka kaluar koronavirusin, për të kuptuar kështu nëse kemi arritur atë që quhet “imuniteti i tufës”.

 “Edhe unë nuk kam pse të jem i lumtur që e kam kaluar virusin pasi nuk e di nëse kam imunitet apo jo, sepse nuk e dimë a mund të kthehet apo jo. Nëse një person bën testin serologjik dhe e ka kaluar virusin edhe mund të dalë negativ. Ne nuk kemi kurrë një imunitet grupi dhe qëllimi i gjithë masave ka qenë që kurba të jetë e sheshtë. Ne kemi një javë që kemi nisur testimet serologjike dhe nuk kemi filluar analizimin e tyre. Ne po testojmë grupet që janë me rrisk, punonjësit e shëndetësisë që kanë propabilitetin më të madh për të rënë në kontakt me virusin”, tha Koraqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu