Hapësire reklamuese

Bota

U shënjestruan nga tarifat doganore, Trump dëmshpërblen fermerët

Shkruar nga Newsbomb

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi për një ndihmë emergjence prej 12 miliardë dollarë që do të shkojë për fermerët amerikanë të prekur nga hakmarrja ndaj tarifave doganore amerikane, duke pranuar në këtë formë dëmet e para të shkaktuara nga konflikti tregtar.

Sekretari amerikan për Bujqësinë, Sonny Perdue njoftoi se kjo shumë do t’i akordohej fermerëve në vështirësi nga “shpagimi për tarifat e paligjshme”, duke nisur nga prodhuesit e sojës, derrit, frutave, orizit dhe qumështit.

Këta të fundit janë shënjestruar muajt e fundit nga tarifat doganore të vendosura nga partnerët tregtarë të SHBA-së, të cilët vendosën të kundërpërgjigjen ndaj taksave të doganës amerikane ndaj çelikut, aluminit apo taksat ndaj dhjetëra miliarda të importeve kineze.

Sonny Perdue u shpreh se këto subvencione janë një zgjidhje afatshkurtër, ndërsa mbetemi në pritje që negociatat të përmbyllen me një marrëveshje tregtare afatgjatë.

 

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll