Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

U shemb pas dhunimit të turistëve spanjollë, Armand Shkullaku: Rama ka ngrënë te lokali i Mihalit

spot_img

Lajme të ngjashëm

3d6926e4d8b99535f8a29db3cbbe238c

Gazetari Armand Shkullaku ka thënë mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama ka ngrënë ‘shumë peshq’ në lokalin e Mihal Kokëdhimës, në Qeparo.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Shkullaku shtoi se lokali u shemb për një incident të tepruar ku asnjëra nga palët nuk kishte faj.

‘A duhej shfarrosur Mihal Kokëdhima? Pro dhe kundër?’, ishte pyetja që Arian Çani ka shtruar në emision, ndërsa Armand Shkullaku u përgjigj ‘Në asnjë mënyrë jo. Që në një moment të caktuar të çmendemi kjo ndodh. Që të çmendet shteti, kjo është serioze. Iu shkatërrua lokali brenda natës, u arrestua, u fut në burg. Kjo për çfarë? Për një incident të tepruar, nuk kishte pasur faj asnjëra nga palët.
Djali i xhaxhait të Koço Kokëdhimës është ai. Rama ka ngrënë shumë peshq aty tek lokali i Mihalit…’

Kujtojmë se, restorant “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës u shemb nga IKMT pas një videoje ku shihej Kokedhima teksa dhunonte disa turistë spanjollë, ndërsa prej disa vitesh vepronte dhe pa leje.

Më shumë

spot_img