
Dy fëmijë të vegjël janë dërguar ditën e sotme në spitalin e Traumës, pasia janë rrëzuar në kopshtin që frekuentojnë në Tiranë.
Bëhet me dije se janë dërguar në SUT dë fëmijë të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën "Androniqi Antoniu Zengo" dhe tjetri në rrugën "Irfan Tomini".
“Në SUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën "Androniqi Antoniu Zengo" dhe tjetri në rrugën "Irfan Tomini". Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim”, njofton policia.
Sondazh
Poll