Hapësire reklamuese

Bota

U rrëzua avioni me 107 persona në bord, publikohen pamjet

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në Pakistan, ku një avion me 107 persona është rrëzuar.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet tragjike dhe bisedat e fundit të kullës së kontrollit dhe pilotit të avionit, ku mësohet se piloti i ka shprehur shqetësimin për mosfunksionimin e dy motorëve.

Pak momente më pas avioni është rrëzuar. Aeroplani Airbus A320 me 107 pasagjerë në bord ishte nisur nga qyteti Lahore dhe do të ulej në aeroportin e Karaçit. Pak para uljes në aeroport, avioni u rrëzua në një zonë të banuar. Një kamera amatore ka filmuar momentet e fundit të rrëzimit të aeroplanit.

Sipas ' cbsnews' deri më tani janë nxjerrë 41 persona të vdekur, ndërsa pritet që numri fatkeqësisht të rritet.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.