Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U rrahën se folën shqip, serbët “lajnë” në gjak tre të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi

Shkruar nga Newsbomb
U rrahën se folën shqip, serbët “lajnë” në
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Herceg Nov, Mal të Zi, ku tre shqiptarë janë dhunuar barbarisht nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake. Tre të rinjtë shqiptarë të cilët u dhunuan janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Ndërsa ende nuk dihen motivet e qarta, burime për mediat bëjnë me dije se shqiptarët u dhunuan nga një grup personash me origjinë serbe. Teksa Meaj, Dervishi dhe Kopaci po udhëtonin drejt Gjermanisë, ata janë ndaluar nga ky grup të cilët kanë filluar ti godasin sapo kishin dëgjuar që po flisnin shqip. LEXO EDHE: 8 persona me uniformë ushtarake dhunojnë shqiptarët në Malin e Zi Ndërkohë, nga pamjet e siguruara nga Newsbomb dy nga tre të rinjtë shihen të dhunuar dhe me plagë në pjesë të ndryshme të fytyrës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili sapo është njoftuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka kontaktuar me ministrat e kabintetit qeveritar në Malin e Zi. Sipas asaj që u bë me dije më herët disa persona janë shoqëruar në Polici në Herceg Nov, teksa efektivët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për nxjerrjen e më tepër detajeve.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed