Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U rrah nga burri se i tha që i pëlqente Sinan Hoxha, flet gruaja: Ishte preteks, më ka dhunuar dhe më parë, mora thikën të vrisja veten

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

447a0f6722cc9e54a24fce9b8f764e61

Çifti Bakalli u bënë pjesë e mediave për një konflikt të ndodhur mes tyre, shkak u bë simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”.

Konflit i cili ka shkruar deri në dhunë dhe madje njëri prej tyre është arrestuar.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur gruaja Liljana Bakalli në “Shqipëria live” ku tregon se Sinan Hoxha ishte thjesht preteks sepse bashkëshorti është shumë xheloz dhe e dhunon vazhdimisht.

“Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe  prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin,” tha ajo.

Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.

Por dhuna në familje ka nisur që herët. “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thash kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer” shprehet Liljana.

Liljana është 25 vjeçe dhe ka 10 vite e martuar me Saimirin, por sipas saj tashmë nuk do që të bashkohet më me bashkëshortin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img