Hapësire reklamuese

Aktualitet

“U rikthyen në Atdhe”, 3 shqiptarët shoqërohen deri në kufi nga policia malazeze

Shkruar nga Newsbomb
“U rikthyen në Atdhe”, 3 shqiptarët shoqërohen deri

Policia malazeze ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me dhunimin barbarisht në Mal të Zi nga një grup perj 6-7 personash duke pësuar lëndime të shumta në trup.

Në njoftim bëhet me dije se shqiptarët pasi kanë dhënë deklarimet janë kthyer në Atdhe. Gjithashtu sqarohet se autorët e dyshuar janë identifikuar dhe se do të merren masa për arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit për tre shtetasit shqiptarë të dhunuar në Mal të Zi, ju informojmë se:

Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimave të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjes policie, deri në kufi.

Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.

Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se:

Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë.

Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes.

Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin ligjor të rastit.

Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE: Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze: Janë identifikuar 3 autorët

LEXO EDHE: 8 persona me uniformë ushtarake dhunojnë shqiptarët në Malin e Zi

LEXO EDHE: U rrahën se folën shqip, serbët “lajnë” në gjak tre të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi

LEXO EDHE: Dhunimi i tre të rinjve, reagon ministri malazez: Ngjarja po hetohet,djemtë janë mirë

LEXO EDHE: Policia shqiptare tregon si ndodhi sulmi ndaj tre të rinjve: U goditën befasisht

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese