Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U rihap pas 3 orësh, qytetarët dynden drejt sporteleve të Kapshticës. Nuk lejohen të kalojnë autobusat, por vetëm makinat

Shkruar nga Newsbomb
U rihap pas 3 orësh, qytetarët dynden drejt sporteleve të
Kapshtice

Pas marrëveshjes mes palës shqpitare dhe asaj greke që pika kufitare në Kapshticë të qëndrojë e hapur sot deri në orën 22:00, qytetarët janë dyndyr drejt sporteleve për të kaluar sa më parë.

Mirëpo bëhet me dije se do të lejohet të kalojnë vetëm automjetet dhe jo autobusat.

Ndonëse për këto orë tensioni dhe ankthi i qytetarëve do të marrë fund, nga nesër të gjithë ata që do të kalojnë në shtetin fqinj, do të duhet t’u nënshtrohen rregullave të reja.

Pika kufitare e Kapshticës u mbyll rreth 3 orë më parë, për shkak të plotësimit të kuotës prej 300 personash kalim në një ditë drejt Greqisë.

Ky rregull do të fillojë të zbatohet nga dita e nesërme. Por, nesër përveç kuotës prej 300 personash, detyrim është edhe testi i Covid, i bërë në 72 orët e fundit, nga të gjithë ata që do të kalojnë kufirin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll