Hapësire reklamuese

Aktualitet

U raportua se ndërroi jetë në Itali nga shpërthimi në Velipojë, Alketa Gjoka është në gjendje stabël shëndetësore bashkë me të birin

Shkruar nga Newsbomb
U raportua se ndërroi jetë në Itali nga shpërthimi në

Mëngjesin e sotëm në media qarkulloi lajmi i trishtë se Alketa Gjoka, e cila u plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë kishte ndërruar jetë në Itali.

Por burime për mediat bëjnë me dije se fatmirësisht ajo është në gjendje stabël shëndetësore së bashku me të birin, Enrikon.

Kujtojmë se më herët kanë ndërruar jetë dy vajzat e familjes Gjoka, Daniela Gjoka, 19 vjeç dhe Klarisa 15 vjeçe.

Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.

Megjithatë, ai shkeli masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Mollja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu